pyetje? largohen

Ngatërresë app dhunë?

Shumicës së çifteve iu ndodh herë pas here të ngatërrohen me njeri-tjetrin. Mes partnerëve ndodh që të ketë zemërim, pa pasur ndonjë pasojë domosdoshmërisht negative. Dhuna në jetën bashkëshortore është një gjë tjetër. Dhuna ka efekt shkatërrues mbi të gjithë anëtarët e familjes. Kur ushtrohet dhunë, respekti për tjetrin dhe barazia mes partnerëve zhduket.

Dhuna në jetën bashkëshortore shfaqet në jetën e një çifti të martuar, por edhe kur ata bashkëjetojnë. Dhuna mund të shfaqet që në fillim  të një marrëdhënieje, pas disa vitesh jete të përbashkët apo në momentin e ndarjes.

Cikli i dhunës

Dhuna shfaqet në formë cikli. Në shumicën e rasteve, me kalimin e kohës, episodet e dhunës bëhen gjithnjë e më të shpeshta dhe sulmet gjithnjë e më të rënda. Nëse nuk ndërmerret asgjë për ndërprerjen e dhunës, ky shkallëzim mund të arrijë deri aty sa të shkaktojë plagë të rrezikshme për jetën, dëmtime të pariparueshme, deri në vrasje të viktimës.