Dhuna mund të marrë forma të ndryshme

Dhuna mund të jetë psikologjike, fizike, seksuale ose ekonomike. Këto forma të ndryshme shfaqen përgjithësisht në mënyrë progresive, për të bashkëjetuar në vazhdim.

Dhuna psikologjike 

Në ambjente private ose në publik
Fyerje, fjalë denigruese apo nënvlerësuese, poshtërime, klithma, kërcënime mbikëqyrje dhe kontroll, ngacmime, keqtrajtim (për shembull i kafshëve), thyerje e objekteve me synimin për ta frikësuar tjetrin/tjetrën.

Dhuna fizike 

Përdorimi i grushtave, mbajtjes me forcë, shkundjes, përdredhjes së krahut, e shtyrjes me forcë, kafshimi apo plagosja me një armë,…

Dhuna ekonomike

Nëse viktima është e punësuar: Pengimi ose heqja fare e pushtetit financiar, kontrolli i buxhetit, mospjesëmarrja në shpenzime, përvetësimi i të mirave pa vullnetin e partner/it/es, detyrimi për ta lëshuar punën,...

Nëse viktima është e papunësuar: Racionimi, dhënia e shumave të pamjaftueshme për të mbajtur familjen, detyrimi për të kërkuar para veç kur duhen, kërkimi i llogarisë deri në centim për çdo blerje, moslejimi për t’u punësuar,...

Dhuna seksuale

Ngacmimi seksual, poshtërim gjatë raporteve seksuale (sharje, përdorim objektesh, etj.), dhunë fizike gjatë marrëdhënies, akte seksuale të kushtëzuara (materiale pornografike, sodomie, raporte me persona të tretë) përdhunim,…

Ju jeni i/e emigruar në Zvicër dhe keni një pyetje juridike

Ju jeni i/e emigruar në Zvicër, ju përjetoni dhunë në jetën e çiftit tuaj dhe keni pyetje në lidhje me çeshtjet juridike ? Kontaktoni pa hezituar :