Cikli i dhunës

Dhuna shfaqet në formë cikli. Në shumicën e rasteve, me kalimin e kohës, episodet e dhunës bëhen gjithnjë e më të shpeshta dhe sulmet gjithnjë e më të rënda. Nëse nuk ndërmerret asgjë për ndërprerjen e dhunës, ky shkallëzim mund të arrijë deri aty sa të shkaktojë plagë të rrezikshme për jetën, dëmtime të pariparueshme, deri në vrasje të viktimës. 

Tensioni rritet

Komunikimi ndërpritet, partner/i/ja, i/e dhunsh(ë)m/e  ka vështirësi të shprehë ndjenjat dhe kundërshtimet e tij/saj. I mbledh pakënaqësitë ose dëshiron të kontrollojë  gjithçka dhe kundërshton bisedimet. Viktima i kap shenjat e dhunës dhe fillon të ketë frikë. 

Incidenti i dhunshëm

Partner/i/ja i/e dhunsh(ë)m/e shpreh dhunshmërinë e cila bëhet gjithnjë e më madhe. Viktima e zënë në kurth, e trembur dhe e pafuqishme, ka prirje t’u përshtatet kërkesave të partner/it/es.

Pajtimi

Partner/i/ja i/e dhunsh(ë)m/e kërkon falje, premton se nuk do të përsëritet më, bën gjithçka që t`i falet gabimi. Viktima fillon t’i besojë dhe pranon kërkesën e tij/saj për falje.

Ai/ajo zvogëlon aktet e dhunshme, i justifikon ato, flet për shkaqe të jashtme (stresi…) ose e akuzon viktimën. Viktima fillon të dyshojë tek vetvetja, ndjehet me faj dhe mendon se është ai/ajo që duhet të ndryshojë.

Qetësia

Kriza harrohet. Sjelljet e dhunshme ndalen për pak kohë. Kjo është faza e « muajit të mjaltit », por kjo nuk zgjat shumë. Nëse asgjë s’ndërmerret, spiralja e dhunës, rifillon.