Fëmijët vuajnë nga dhuna

Fëmijët që jetojnë në kontekstin e dhunës bashkëshortore, nuk i shpëtojnë asaj kurrsesi. Ata janë të shqetësuar përballë këtyre shpërthimeve të paparashikueshme dhe të pashpjegueshme të dhunës. Pesha e « sekretit familjar » shprehet përmes trishtimit, rënies emocionale, ankthit dhe ndjeshmërisë së pasigurisë.

Ata ndjehen shpesh fajtorë për këtë dhunë dhe përgjegjës për ta përmirësuar gjendjen.

Si rrjedhim, shenja të ndryshme mund të shfaqen si enuresia (urinimin në shtrat), pagjumësia, probleme me ushqyerjen, dhimbje barku, koke, agresiviteti, mbyllje në vetvete dhe vështirësi për të mësuar.

Bebet janë veçanarisht në rrezik, pasi mund të preken nga goditjet që merr e ëma, ndërkohë që ajo është duke i mbajtur.

Përfundimisht, duke jetuar në një familje ku mbretëron dhuna, fëmijët rrezikojnë ta banalizojnë dhunën. Kjo gjendje i bën ata të besojnë që dhuna është një sjellje e pranueshme.

Ju mund ta shmangni këtë duke folur me një të afërm (pjesëtar familje, mik/e) apo me një profesionist/e.

Mos rri i/e vetmuar